Në mbrojtje të ujit! Policia tërheq zvarrë banorët e Lumasit, nuk kursen as gratë

Në mbrojtje të ujit! Policia tërheq zvarrë banorët e Lumasit, nuk kursen as gratë

Banorët e fshatit Lumas, nuk janë ndalur asnjë ditë në mbrojtje të burimit të Sinecit. Por duket se ditën e djeshme protesta e tyre ka gjeneruar në dhunë, ku policia duke u kërkuar banorëve të lirojnë rrugën që kishin bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit, ka tërhequr zvarrë protestuesit si dhe ka dhunuar gra e burra.

Pamjet filmike të siguruara nga MCN tregojnë qartë dhunën policore që nuk është ndalur mbi këta banorë.

Gra e burra janë qëlluar, janë tërhequr zvarrë dhe janë dhunuar nga efektivët e policisë. Sipas banorëve-disa prej protestuesve janë lënduar dhe disa të tjerë janë shoqëruar forcërisht në Komisariat.

Banorët e fshatit Lumas protestojnë prej rreth 2-muajsh për burimin e ujit të Sinecit dhe prej disa javësh ata kanë bllokuar edhe rrugët e fshatit, për të penguar mjetet e firmës kontraktuese për ndërtimin e ujësjellësit.

Banorët janë në proces gjyqësor me bashkinë Kuçovë dhe kërkojnë që punimet të pezullohen deri në marrjen e një vendimi nga ana e gjykatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy