Vjollca Meçe: Gjyqtari nuk duhet të shkelë ligjin, por të jetë modeli që e respekton atë

Vjollca Meçe: Gjyqtari nuk duhet të shkelë ligjin, por të jetë modeli që e respekton atë

Ish-anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vjollca Meçe e ftuar në emisionin "Arnautistan" në MCN TV është shprehur se gjyqtari nuk duhet asnjëherë të shkelë ligjin pasi ai duhet të jetë një model që e respekton atë.

Më tej Meçe u shpreh se Kodi i Etikës ka ekzistuar edhe më parë, por vetëm disa ditë më parë u miratua.

"Po të shikosh kodin e Etikës kërkohet të ketë një integritet profesional, pra Gjyqtari nuk duhet të bëjë asnjë shkelje të ligjit sepse duhet të jetë modeli që respekton ligjin. Si të themi ne që ti je gjyqtari i denjë për një ndarje martese nëse ti shkon në shtëpi dhe rreh gruan, kur e gjithë shkalla e di këtë gjë. Gjyqtari duhet të ketë një sjellje korrekte.

Unë përjashtoj nëse ai gjyqtar dehet dhe në rrugë ecën i dehur. Tani është miratuar kodi i Etikës, por ka ekzistuar edhe më parë. Një gjyqtar që nuk di të kontrollojë veten në rrugë ka shkelur etikën.", u shpreh Meçe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy