Blliku: Rritja e buxhetit jo patjetër sjell rritje të mirëqenies. I nevojshëm përmirësimi i eficiencës në investime sesa shtimi i investimeve në rritje

Blliku: Rritja e buxhetit jo patjetër sjell rritje të mirëqenies. I nevojshëm përmirësimi i eficiencës në investime sesa shtimi i investimeve në rritje

Vitin e ardhshëm qeveria ka planifikuar rritjen e pagave për administratën publike, duke nisur nga 1 korriku 2024, me një faturë 11 miliardë lekë më shumë. Po ashtu, parashikohet indeksimi i pensioneve dhe bonusi i fundvitit për pensionistët që janë përkatësisht 4.1 miliardë lekë dhe 3.6 miliardë lekë.

 Për ekspertin e ekonomisë Selim Blliku, është më e nevojshme që kjo rritje të kishte disa kthime pozitive të investimeve që bëhen.

Në një komunikim për “MCN economy”, Blliku sugjeron se është më i nevojshëm përmirësimi i efiçencës në investime sesa shtimi i investimeve në rritje, nga ana e qeverisë.

Nëse kjo rritje do të ishte për mirqenie, me disa kthime pozitive normalisht do duhej të shpenzohej dhe të themi që qeveria vërtetë të kthehen pas ato investime që ajo po bën, por nga ajo që kemi parë deri tani me duhet të bie dakord me atë qe përmendi Pano.

Sa efektive do të jetë realizueshmëria e këtyre investimeve shtesë, që nuk është pak 10%, quhet një shtesë dhe volum në rritje të investimeve por normalisht dhe në të njëjtën kohë duhet që të mendojmë dhe të kemi parasysh edhe kostot për ta paguar këtë do të rriten në të njëjtën kohë. Kështu që mendimi personal do të ishte shtrëngimi apo përmirësimi i efiçencës te operacionet aktuale që të gjitha investimet që qeveria ka bërë do të ishte më me benefit sesa shtimi i investimeve në rritje.

Por nuk do të them se do ishte me doemos e keqe, më të keqe e bën fakti se nuk jemi efektiv deri tani që të vazhdojmë të rrisim barrën, kjo është më shumë ana e keqe e gjësë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy