Hoxha: Shtyhet vlefshmëria për dokumentet e identitetit që skadojnë deri më 11 maj

Hoxha: Shtyhet vlefshmëria për dokumentet e identitetit që skadojnë deri më 11 maj

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha njoftoi shtyrjen e afatit të vlefshmërisë për dokumentet e identitetit që skadojnë deri në 11 maj, deri në 31 maj.

Ai tha për rezulton se janë një numër i konsiderueshëm shtetasish me të drejtë vote, të cilëve u ka kaluar apo u skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike deri në 11 maj, por se këto janë dokumente të domosdoshme për të marrë pjesë në procesin e votimit. 

Fibank 

Miratimi i akteve normative merret me qëllim garantimin e të drejtës kushtetuese së të gjithë shtetasve për të votuar pa pengesa, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. 

Sipas këtij vendimi, afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike që përfundojnë në datën 11 maj 2025 - shtyhet deri në datën 31 maj 2025. 

Së fundmi, subjekte politike i kanë kërkuar KQZ, Ministrisë së Brendshme dhe Këshillit të Ministrave, shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të skaduara. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy