Arjan Çani: Në Shqipëri rinia përdoret vetëm për dekor, nuk ka efekt tjetër

Arjan Çani: Në Shqipëri rinia përdoret vetëm për dekor, nuk ka efekt tjetër

Duke analizuar 30 vite demokraci dhe fjalimet e politikës në Shqipëri gazetari Arjan Çani tha se rinia në vendin tonë përdoret si dekor për televizionet dhe se nuk ka asnjë efekt tjetër.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, Çani tha se 8 dhjetori prej 30 vitesh është trajtuar me të njëjtin diskur dhe rinia si e ardhme nuk është bërë asnjëherë e tashme.

“Rinia është përdorur mish për top. Është demagogji e gjitha”, tha Çani.

Intervista:

Z Çani, dëgjuam ndjesën e z. Basha për gabimet që ka bërë dhe i kanë dhënë pushtetit sipas tij Edi Ramës. Besoni se ishte falje e sinqertë?

Çani: Këto janë pjesë e retorikës politike që përdoren nga njerëzit që janë në politikë. Fjala sinqeritet nuk duhet përmendur në të tilla raste. Ai tha kërkojmë falje por aktet ai i ka bërë. Nëse është dikush që ka gabuar është Basha. Nuk ka sinqeritet në deklaratat e Bashës dhe vendi ku vendosi ta bëjë 8 dhjetorin ishte i çuditshëm sepse ai doli në mbrojtje të teatrit Kombëtar del te Turbina. Basha po vazhdon të gabojë.

Mendoni se me takimet që zhvilluan sot Berisha dhe Basha tentuan të masin mbështetjen e tyre?

Çani: Është një mënyrë për ti hedhur hi syve naivëve që se kanë kuptuar që loja ka mbaruar. Edhe njerëzit e Bashës e thonë se Berisha ka 80% të delegatëve. Nuk mendoj se është mundësi për ti mbushur mendjen të vetëve që ka mbështetje. Basha është në hall të madh. Edhe salla ku ishte sot nuk ishte entuziaste. Bashës i mungon optimizmi qoftë edhe i gënjeshtërt. Matja e forcave para kuvendit më duket e sforcuar.

Si e gjen Shqipërinë ky 8 dhjetor sipas jush dhe a është koha e ndryshimit të politikës?

Çani: Jo nuk besoj. Po ta vësh re edhe para 30 vitesh 8 dhjetori ishte ky lloj diskuri, rinia, e ardhmja... Kemi 30 vjet që dëgjojmë se rinia është e ardhmja asnjëherë s’u bë e tashmja. Rinia është përdorur mish për top. Është demagogji e gjitha. Në vende si Shqipëria rinia është vetëm dekor për televizionet, nuk ka efekt tjetër.

Z. Çani, jemi vetëm pak ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit. Pas kësaj date, kush mendoni se do të dobësohet, Basha apo Berisha?

Çani: Nuk e di. Kam përshtypjen se Berisha nuk ka çfarë humbet. Pas goditjes nga gringot ai vetëm mund të fitojë. Opozita e djathtë do dalë më e dobësuar. Mendoj se në këtë rast Basha do dalë gjithnjë dhe më i dobët.

Z. Çani, burime të MCN kanë konfirmuar se në datën 11 do të ketë kuti votimit të fshehta ku delegatët do të ftohen të votojnë për largimin e Lulzim Bashës nga PD. Si ju duket kjo lëvizje e Sali Bërishës?

Çani: Besoj kjo është në rendin e ditës. Thelbi është për të shkarkuar kryetarin. Do jetë shkarkim defakto. Duhet organizuar një referendum që unë mendoj se do bëhet.

Z. Çani, Presidenti Ilir Meta tha se vendimi Kushtetueses për zgjedhjet lokale është antikushtetues dhe nuk ka detyrim ta zbatojë. Mendoni se do kemi zgjedhje të pjesshme lokale?

Çani: Nuk është se ka ndonjë gjë në dorë për të zbatuar. Zgjedhje të pjesshme lokale nuk besoj. Nuk kuptohet pse Meta refuzon shpalljen e datës. Meta po mendon tani daljen e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. Meta ka arritur në pikën zero, bashkë me LSI.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy