Viti i parë i Mjekësisë në protestë/ Studentët thirrje kundër MAS-it, pritet përshkallëzim (VIDEO)

Viti i parë i Mjekësisë në protestë/ Studentët thirrje kundër MAS-it, pritet përshkallëzim (VIDEO)

Studentët e Mjekësisë vijojnë bojkotin, duke protestuar sërish sot kundër ligjit të miratuar nga qeveria që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve.

Gazetari Besmir Pula bën me dije se sot ka protestuar vetëm viti i parë i Fakultetit të Mjekësisë. Po ashtu studentët thonë se ende nuk u është paraqitur kontrata që do të duhet të zgjedhin nëse do ta firmosin ose jo. 

Sot ndryshe nga ditët e tjera, kanë qenë në protestë vetëm studentët e vitit të parë. Kanë qëndruar para kësaj godine, kanë bërë një deklaratë dhe më pas janë larguar. Vet studentët shprehen përpara medias se shumica e tyre po bojkoton mësimin, mbi 90 për qind. Një 10 për qindësh është futur në auditorë. Sërish kanë artikuluar të njëjtat thirrje duke kërkuar që kolegët t’i bashkohen protestës. Po ashtu studentët kanë kërkuar një reagim nga Ministria e Arsimit lidhur me kërkesat e tyre. Ata kanë ngritur shqetësimin që s’u është paraqitur ende kontrata e supozuar për të firmosur. Pavarësisht se ka kaluar 1 muaj protesta dhe bojkot, ende s’kanë një kontratë përpara për të firmosur. Nuk mund të flasim sot për pjesëmarrje të madhe, sepse ka qenë vetëm viti i parë. Viti i parë është ai që preket më së shumti nga kjo kontratë, sepse do qëndrojë 5 vite me detyrim në vendin tonë. Ata thonë se nuk është e drejtë që kontrata është komunikuar vetëm dy muaj para se ata të bënin zgjedhjen e tyre. Sipas tyre koha e pakët që u është lënë në dispozicion s’ka qenë e duhura, pasi mund të bënin një zgjidhje tjetër. Kemi një organizim të 6 viteve të Mjekësisë. Studentët kanë kërkuar një takim me ministren e arsimit dhe strukturat përkatëse, qoftë edhe rektoratin. Pritet që protestat në vijim të jenë të përshkallëzuara”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy