“Sofra e Pavarësisë” bashkon Shqipërinë dhe Kosovën në Shkodër/ Druni: 150 drone krijuan në qiell figurën e Ismail Qemalit

“Sofra e Pavarësisë” bashkon Shqipërinë dhe Kosovën në Shkodër/ Druni: 150 drone krijuan në qiell figurën e Ismail Qemalit

Mbrëmjen e kaluar, në zemër të Shkodrës u shtrua “Sofra e Pavarësisë”, një aktivitet i përmasave të mëdha dhe më i madhi i organizuar ndonjëherë në qytet, që mblodhi mbi 200 të ftuar nga të gjitha trevat shqiptare.
Korrespondentja nga Shkodra, Bendis Druni, për “MCN Live” dha një pasqyrë të këtij organizimi dhe të atmosferës së sotme në qytet.

Në mbrëmjen festive morën pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali. Shkodra ishte veshur kuq e zi, ndërsa nuk mungonte as flamuri i Kosovës, teksa Presidentja Osmani u prit në këtë aktivitet të veçantë.

“Sofra e Pavarësisë”, e kombinuar edhe me “Sofrën e Diasporës”, mblodhi rreth 200 të ftuar nga fusha e artit, kulturës, biznesit dhe komuniteteve shqiptare nga e gjithë bota, një festë në kuptimin e plotë të fjalës. Atmosfera u shoqërua me muzikë mbarëshqiptare nga të gjitha trevat.

Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte performanca ajrore, ku rreth 150 drone krijuan në qiell figurën e Ismail Qemalit, duke e bërë spektaklin unik dhe emocionues.

Ndërkohë, sot Shkodra vijon të jetë e mbushur me ngjyra kuq e zi. Në sheshin “Kol Idromeno” janë vendosur shtëpiza me produkte tradicionale, ndërsa në orën 10:00 është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy