Qeveria e penalizon Bankers Petrolium me 120 mln euro gjobë, kompania e mohon

Qeveria e penalizon Bankers Petrolium me 120 mln euro gjobë, kompania e mohon

Kompania "Bankers Petroleum" ka shmangur të paktën 30 milionë euro detyrime akcizë për lëndën e parë, që përdoret në prodhimin e naftës bruto në harkun kohor të katër viteteve, 2014-2018. Nisur nga kjo, në media ka qarkulluar sot një lajm, sipas së cilit, qeveria shqiptare e ka gjobitur kompaninë Bankers Petroleum me shifrën 120 milionë euro për evazion të rëndë fiskal. Gjoba, e cila përbën dënimin më të madh financiar të vendosur ndonjëherë në Shqipëri, është rezultat i një hetimi dyvjeçar të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Në konfirmim të këtij lajmi, TemaTv, ka kontaktuar me kompaninë, e cila përmes zëdhënsit të saj, kategorikisht e mohon një lajm të tillë. Sipas kompanisë, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e doganave lidhur me këtë gjobë.

Më gjithë këtë, sipas burimeve, hetimet dyvjedyvjeçare nxorën në dritë se gjatë kësaj periudhe, kompania “Bankers Petroleum” ka shmangur të paktën 30 milionë euro detyrime akcizë për lëndën e parë, që përdoret në prodhimin e naftës bruto.  Bëhet fjalë akcizën e një karburanti gjysmë të gatshëm, i njohur me emrin solar, i cili përdoret për të holluar naftën bruto.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy