Rama: Xhevahiri i Rilindjes Urbane, "Sheshi Skëndërbej"

Rama: Xhevahiri i Rilindjes Urbane, "Sheshi Skëndërbej"

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, e konsideroi sheshin “Skënderbej” si “xhevahiri më i madh i kurorës së Rilindjes Urbane”.

Sipas Ramës, sheshi “do të rrezatojë nga sot e për shumë mote të tjera, dritën e pasionit dhe forcën e ambicies sonë për Shqipërinë që duam”.

“Një rilindje e vështirë, plot 10 vjet nga dita kur nisi rrugëtimin projekti më ambicioz urban i Shqipërisë demokratike, mes pengesash, bllokimesh, shkatërrimesh e arrnimesh dëshpëruese, por një rilindje e denjë për kryeqytetin e shqiptarëve të shekullit XXI. Mezi pres të shkel sonte qilimin fantastik të thurur me gurë nga të gjitha trevat ku jetojnë prej shekujsh shqiptarët dhe të shijoj realizimin e një ëndrre që për shumë kohë ngjante e dënuar me vdekje. Një faleminderit me mirënjohje të thellë, arkitektëve të jashtëzakonshëm, inxhinierëve të ndërtimit e të mjedisit, botanistëve, sipërmarrësit, punëtorëve, supervizorëve, e padiskutim, ekipit të dikurshëm që e nisi këtë aventurë fantastike dhe ekipit të sotëm të Bashkisë së Re të Tiranës, ku padyshim diferencën e bëri edhe njëherë, Lali Eri, kryetari fenomenal i Tironës që duam. Uroj megjithë zemër që në 25 qershor Tirana të na japë një mandat të fortë, për të bërë në katër vjetët e ardhshëm, së bashku me Lali Erin dhe ekipin e tij të shkëlqyer, katërfishin e punëve që kemi bërë në këta dy vjet të rizgjimit të fuqishëm të kryeqytetit tonë”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy