
Kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 809 qytetarë, pas 2711 testimeve të kryera në 24 orët e fundit.
12 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1028 që prej fillimit të pandemisë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.876 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
276 raste në Tiranë, 88 raste në Shkodër, 37 raste në Elbasan, 30 raste në Krujë, 28 raste në Sarandë, 27 raste në Fier dhe Berat, 24 raste në Mirditë, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kavajë dhe Korçë, 20 raste në Kuçovë, 18 raste në Durrës dhe Vlorë, 14 raste në Has, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Mat, 10 raste në Kurbin dhe Dibër, 9 raste në Kukës, 8 raste në Malësi e Madhe dhe Gjirokastër, 6 raste në Tepelenë dhe Përmet, 5 raste në Devoll, 4 raste në Pukë, Tropojë, Mallakastër dhe Skrapar, 3 raste në Kolonjë dhe Gramsh, 2 raste në Peqin dhe Delvinë, 1 rast ne Librazhd dhe Bulqizë.
COVID-19 – Statistika (15 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 809
Të shëruar ne 24 orë 551
Të shtruar në spitale 426
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 2711
Testime totale 226.495
Raste pozitive 50.000
Raste të shëruara 25.876
Raste Aktive 23.096
Humbje jete 1028
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12327
Fier 1757
Durrës 1410
Shkodër 1207
Vlorë 1147
Korçë 1131
Elbasan 970
Berat 910
Lezhë 871
Gjirokastër 544
Kukës 470
Dibër 352



