Masat kundër përmbytjeve/ Çuko: Janë bërë investime parandaluese, pikat e dobëta Selitë dhe Kombinat (VIDEO)

Masat kundër përmbytjeve/ Çuko: Janë bërë investime parandaluese, pikat e dobëta Selitë dhe Kombinat (VIDEO)

Drejtori i përgjithshëm i bashkëpronësisë, Aurel Çuko në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me masat e marra nga Bashkia e Tiranës dhe Emergjencat Civile kundër përmbytjeve.

Ai theksoi se janë bërë investime parandaluese, ndërsa shtoi se në disa zona rurale janë bërë ndërtime urash, mure mbajtëse për rrëshqitjen e dherave.

Kemi situata problematike sidomos në qytetet kur regjistrohen reshje me intensitet të lartë. Mund të theksoj se përmbytjet si, Shkodër, Lezhë u bë kohë që s’ka ndodhur, po ashtu derisa unë menaxhoj emergjencat civile në Tiranë, Lumi Lana nuk ka dalë nga shtrati. Kemi bërë investime të mira parandaluese. Për Tiranën kemi bërë investime, rruga e Elbasanit është zgjidhur, kur ka intensitet të lartë reshjesh normalisht që s’krijohet ndonjë problem.  Në disa zona rurale kemi bërë ndërtime urash, mure mbajtëse për rrëshqitje dherash. Janë investime të kryera para pak muajsh dhe falë ndihmës së dhënë nga qeveria për emergjencat civile. Është bërë ligji 45 për emergjencat civile, ku i është dhënë një autonomi financiare dhe qoftë pjesa koordinimit, financimit ka një unifikim të të gjitha veprimeve. Kjo dhe prej faktit se është bërë investim goxha i mirë.

I pyetur se në rast se do kemi situatë përtej parashikime kush janë pikat e dobëta në kryeqytet, Çuko veçoi Selitën dhe Kombinatin për të cilën u shpreh se janë rreth 60 familje në total që rrezikohen si pasojë e ndërtimeve abuzive që kanë bërë në atë zonë.

Kemi akoma pika të dobëta pikat në Selitë, Kombinat, por kjo nuk është faji i qeverisë, por njerëzit kanë ndërtuar në vende që nuk lejohet. Kemi marrë masat që në momentin që ka reshje të lajmërojnë familjarët që të sistemohen diku tjetër. Në kombinat rrezikohen rreth 40 familje si pasojë e ndërtimeve abuzive, terreni i pastudiuar mund të ketë rrëshqitje dherash. Po ashtu dhe Selita ka po të njëjtën problematikë, por këtu janë gati 15-16 banesa që rrezikohen nga reshjet e shumta. Në rast afatgjatë kemi bërë gati projektin, një variant është të bëhen mure mbajtëse që dheu të mos rrëshqasë, ose ti transferojmë në lagje të reja. Jemi në fazë diskutimi, por ende nuk kemi bërë këshillimet, pritet që nga 2023 të vendosim për ndryshimet, investim ose transferim për këto familje në Kombinat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy