Çupi: Rinumërimi në favor të mazhorancës, dëshmoi që zgjedhjet ishin të mira (VIDEO)

Çupi: Rinumërimi në favor të mazhorancës, dëshmoi që zgjedhjet ishin të mira (VIDEO)

Analisti Frrok Çupi tha në MCN Live se rinumërimi i votave të 11 majit është në avantazh të mazhorancës, duke shtuar se PD ishte në ballë të shifrave të manipuluara gjatë rrugës. Analisti thekson që fakti që rezultati s’ndryshoi pas rinumërimit, dëshmon se zgjedhjet kanë qenë të pranueshme dhe të mira. 

Rinumërimi solli një shkrifje të publikut, të opinionit. Sikur të mos lejohej rinumërimi do mbeteshin njerëzit duke thënë, të ishin hapur, të ishin rinumëruar. Solli një realitet që njihej, por që mund të dyshohej. Tani s’dyshohet më për të. Më së shumti ka sjellë për politikanët, që duhet t’i rrinë vullnetit. Tashmë s’ka asnjë argument tjetër për të thënë që diçka tjetër ishin. E dyta solli një avantazh të mazhorancës. I dha mazhorancës një shans që të thoshte ‘çfarë doni?’. Ka edhe një efekt tjetër, që s’është i ri, përgjithësisht PD është specialiste për të vjedhur votat, e ka mësuar që në 96-ën. Kishte rrjedhje nga të dyja anët, por PD ishte në ballë të shifrave të manipuluara gjatë rrugës. E gjitha kjo s’ndryshoi rezultatin, që dëshmoi se zgjedhjet ishin të pranueshme, të mira, pa ndonjë argument për t’i kontestuar”.

Duke folur për fenomenin “Zegjine Çaushi”, analisti tha se ajo shkarkon tensione, duke krijuar një tip artistik që përdor sarkazmën dhe ironinë. 

Duhet të ishte i limituar fjalori për Zegjinenë. Të mbetej deri atje që ishte një deputete që përdori sarkazmën, ironinë, dhe i bëri efekt. Për mua është një fenomen shumë interesant. Na dëshmon se mund të krijohen tipa artistik siç e ka krijuar ajo. Më dëshmon se situata te ne është qetësuar, krijon satirën, tipin, humorin, vetpastrohet. Zgjineja jam i sigurt që do t’ia nxijë jetën Bardhit, dhe do ta neutralizojë, se ai është vet një tip i papërmbajtur nga llafet. Do neutralizojë një llafazan tjetër. Na vjen një tip interesant, solar, me humorin e vet. E çmoj që është krijuar si tip, shkarkon tensione. Ajo vajza tjetër ka bërë shumë mirë që ia hapi rrugën për popullarietin”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy