Një vrasje ka ndodhur në kryeqytet vetëm pak minuta më parë.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në fshatin Çekrezë dhe viktimë ka mbetur një i ri me inicialet A. K., 27 vjeç.
Burime nga policia bëjnë me dije se fillimisht ka pasur një përplasje me thika mes dy të rinjve, ku njëri ka mbetur i vdekur.
Në pranga është vendosur edhe autori i dyshuar, Vladimir Luli.



