
Ekspertja e çështjeve të emigracionit, Armela Xhaho, për raportin e FRONTEX për emigrantët e paligjshëm ku Shqipëria është e shtata në listë, deklaroi se Shqipëria është në fluks të rritjes së emigrantëve.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ajo tha se në 7 muajt e parë të vitit, është dyfishuar numri i emigrantëve, ndërsa nënvizoi se që prej vitit 2015, trendet janë në rritje.
Trend në rritje është ai i emigrantëve të moshave të reja që e shohin të ardhmen jashtë vendit, kategoria 18-34 vjeç, me kërkesë më të lartë ndaj vendeve të Bashkimit Europian.
Të rinj vulnerabil, pasi 25% e të rinjve në Shqipëri nuk kanë mundësi kualifikimi apo shkollimi, ndihen më të përjashtuar dhe kërkojnë azil.
Kemi të rinj që dëshirojnë të largohen nga Shqipëria për motive arsimimi. Nuk janë të kënaqur me arsimin. Të rinjtë janë target grup shumë vulnerabël.
Shqetësim është largimi i trurit, kategoria e shtresës së mesme që do të largohet nga Shqipëria se nuk janë të kënaqur me cilësinë e jetës.
Lidhur me arsyet që po i bëjnë shqiptarët të largohen, Xhaho tha se nuk sheh politika për thithjen e trurit, duke shtuar se politikat e qeverisë nuk janë aspak të efektshme.
Për mua nuk është problem individi që ikën. Problemi është largimi i individëve dhe mos kthimi i tyre. Nëse ka kthim, ka kthim të përkohshëm.
Kryesisht vitet e fundit nga 2015-ta e këtij, trend është Gjermania prej politikës së dyerve të hapura, Anglia, së fundmi ka nxjerr listën e vendeve të preferuara që ka mungesë në tregun e punës.
Por Gjermania mundëson trajnime. Ndërsa vendet Skandinave nuk do i shihja si të favorshme, pasi është i vështirë integrimi në kuptimin e tregut të punës dhe në sisteme të tjera.
Sipas saj, azilkërkuesit largohen me më pak perspektivë dhe kur kthehen në Shqipëri e kanë të vështirë integrimin, ndërsa tha se nëse shkon si profesionist është shumë herë më e lehtë.
Me kartën blu një pedagog mund të punësohet pranë një universiteti. Këtu tek ne është skandal dhe kërkimi shkencor se janë me plagjiatura. E shohin më mirë perspektivën aty, respektohen.
Ka një perspektivë më të mirë, paguhen. Këtu punojnë fundjavave dhe nuk u vlerësohet puna. Kush shkon me kontrata të rregullta, është i siguruar.



