Nano: Qeveria Rama të vëzhgojë pjesën spekulative të rritjes së çmimeve, me këtë e ka bërë detyrën e saj (VIDEO)

Nano: Qeveria Rama të vëzhgojë pjesën spekulative të rritjes së çmimeve, me këtë e ka bërë detyrën e saj (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se do ketë rritje të çmimit të energjisë për ato familje që konsumojnë më shumë.

Lidhur më këtë analisti Mustafa Nano, tha në edicionin e lajmeve në MCN TV, se më shumë se një dështim i Ramës, kjo sipas tij mund të interpretohet si një e vërtetë, meqë në rritjen e çmimeve nuk është faktori qeveritar.

Nano, u shpreh se qeveria Rama më shumë duhet të vëzhgojë pjesën spekulative të rritjes së çmimeve, dhe me këtë e ka bërë detyrën e saj.

Është një nga të paktat gjëra që thotë Rama, që jemi në një situatë jonormale lufte, çmimet nuk varen nga faktori Ramës. Roli i Ramës është se duhet të vëzhgojë lëvizjen e çmimeve dhe të shoh pjesën spekulative të rritjes së këtyre çmimeve. Nëse e ka bërë këtë, e ka bërë detyrën e vet, edhe sikur çmimet të shkojnë në stratosferë. Pra, kemi të bëjmë me një sistem në tërë Evropën, por nuk shoh shumë hapësirë ose manovra nga ana e qeverisë, jo vetëm shqiptare, por edhe në Evropë, në këtë moment ai nuk është se ka ndonjë rol të madh, do të improvizojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy