Protesta/ Kalemaj: Pritej një tjetër frymë te opozita pas marrjes së vulës, figurat e konsumuara nuk frymëzojnë (VIDEO)

Protesta/ Kalemaj: Pritej një tjetër frymë te opozita pas marrjes së vulës, figurat e konsumuara nuk frymëzojnë (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tha në MCN Live se protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës ishte e rrudhur, ndërkohë që pritej një rritje në frymë dhe energji pas marrjes së vulës së PD.

Kalemaj shprehet se në mungesën e pjesëmarrjes ndikojnë edhe figurat e konsumuara që udhëheqin protestën.

"Kemi mungesë pjesëmarrje jo vetëm për shkak të temperaturave 40 gradë. Disa nga figurat që udhëheqin këtë protestë janë figura të konsumuara dhe që nuk frymëzojnë. Nëse në ballë të protestës do ishin këshilltarët bashkiakë, nëse do ishte një protestë qytetarë plus eksponentë të tjerë si Këlliçi, mendoj që protesta do ishte më e suksesshme. Nuk është thjesht çështje organizimi, por fryme. Është vetëm një opozitë denoncuese, siç e kemi parë shumë herë në të kaluarën, apo një opozitë që ofron edhe zgjidhje, alternativë. Një opozitë që nuk shkon përtej të thënit duam qeveri teknike, që edhe atë s’e artikulojnë plotësisht. Nëse kërkojnë qeveri teknike si ajo e Lulit, vetëm për të kënaqur disa orekse, kjo është gjë e konsumuar, film i parë, s’ka moral, dhe do dështojnë përsëri. Nëse do këmbëngulin te pjesa e garancisë që zgjedhjet s’do vidhen, s’do shiten dhe s’do blihen, kanë një kartë morale, që mund ta shfrytëzojnë për t’u rritur elektoralisht. Por duhet të japin garanci kush nga njerëzit do përfaqësojnë opozitën, qoftë si imazh dhe figura publike, qoftë në listat e kandidatëve. Sot pashë një protestë në rrudhje. Ne pas vulës prisnim të rritej në frymë, energji, entuziazëm”.

Duke folur mbi partitë e reja që po krijon në Shqipëri, Kalemaj tha:

"Secili nga këto partitë e reja mund të marrin një fluks opozitar që s’i merr Berisha. Këta mund të zgjedhin të bëhen pjesë e qeverisë, ose ta mbështesin qeverinë e re me votë, por pa qenë pjesë e saj. Ata mund të krijojnë partinë e tyre. Nëse do shkonin tani te vula, Alibeaj dhe Luli, do kishte një zhgënjim të madh nga të gjithë ata që i kanë ndjekur. Ai i qëndroi një morali të tij, i mirë, i keq. Ai ka 5 vota të tij, që prapë do ishte më e moralshme t’i bashkonte me Berishën, se sa me Ramën”.

Mua më bën përshtypje që njeriu me më pak emicione për çështjen e vulës ishte z.Basha. Fakti që kur i kishte të gjitha në dorë, vulë, financa, nuk arriti ta rriste dot si forcë politike, mendoni çfarë mund të bëjë tani!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy