Rama drejt SHBA për të siguruar vaksinën anti-Covid: Vaksina duhet të vijë sa më parë në Shqipëri

Rama drejt SHBA për të siguruar vaksinën anti-Covid: Vaksina duhet të vijë sa më parë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama u nis sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të siguruar vaksinën anti-COVID. Shefi i qeverisë tha në “Twitter” se do të bëjë të pamundurën për ta patur atë në dispozicion sa më shpejt.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri.

Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, tha Rama.

Kujtojmë se, Qeveria shqiptare ka bërë një marrëveshje me me kompaninë Gavi për blerjen e 1 milion e 140 mijë vaksinave për qytetarët shqiptarë, me një vlerë prej 3 milion e 990 mijë dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy