
Kombëtarja shqiptare pas rezultateve negative në ndeshjet e fundit ka humbur tre pozicione në renditjen e FIFA-s. Nga vendi i 57-i muajit të kaluar tashmë Shqipëria klasifikohet në vendin e 60-të, ndërkohë Kosova ka fituar një pozicion duke u klasifikuar në vendin e 137-të.



