Preçi: Me “AKSHI-n” u cenua interesi publik. Ligjet e porositura, shkallë e lartë e kapjes së shtetit (VIDEO)

Preçi: Me “AKSHI-n” u cenua interesi publik. Ligjet e porositura, shkallë e lartë e kapjes së shtetit (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi, për dosjen hetimore të “AKSHI-t” flet për dyfishim të kostove të tenderave.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se është fakt që është cenuar interesi publik dhe se çmimi që paguajnë qytetarët shqiptarë për shërbimet publike është dyfishi i asaj që duhet të paguhen. 

 

Është situatë shqetësuese sa i takon paracaktimit të përfituesve, kostove që janë përdorur dhe në tërësi me cenimin e interesit publik. Edhe në vende të tjera për praktikat që janë online ka tendenca për abuzim. 

 

Prej momentit që përfshihen emra sekret, ata që duhet të ishin të hapur, emërtime laboratorike për gjëra që thjesht kopjohen, kuptohet që krijohen situata të tilla. Pastaj vijmë te përfituesit. Është fakt që është cenuar interesi publik. 

 

Fakti që në bisedat që kanë rrjedhur nga dosja hetimore, bëhet fjalë për dyfishim të kostove të tenderave në proces, për të krijuar fonde për pjesën politike përfituese dhe për bizneset. Rritja treshifrore e fitimit, dhe prodhimi i faturave të çokollatave, janë provë që dëmi është minimalisht dy herë më e madhe se kostoja që do kushtonte normalisht një procedurë prokurimi. 

 

Heshtja e agjencive i bën bashkëpërgjegjëse për atë që kanë ndodhur. Është operuar jo thjesht me kosto të rritura por me programe të pasigurta dhe kemi ardhur në këtë situatë ku shpenzohen para pa fund. Gjenerohen para për të vjedhur zgjedhjet. 

Çmimi që paguajnë qytetarët shqiptarë për shërbimet publike është dyfishi i asaj që duhet të paguhen. 

Fakti që drejtuesja e AKSHI-t zonja Karçanaj nuk jep dorëheqjen, tregon se kanë dalë vetëm për të bërë para.

 

Lidhur me “Durana Tech Park”, projekt strategjik i qeverisë, nën përgjegjësinë e Korporatës së Investimeve Shqiptare që drejtohet nga Gjergj Taho, i cili rezulton një projekt virtual i lidhur ngushtë me personat kyç të aferës së AKSHI, konkretisht me biznesmenët Ergys Agasi e Ermal Beqiri, si dhe Arjola Koromani dhe Ina Cikon, Preçi tha se gjithçka bëhet për paratë.

 

Sipas tij, ligjet e porositura janë shkalla më e lartë e kapjes së shtetit.

 

E gjitha bëhet për paratë, nuk ka dyshim, ashtu sikundër ndërhyrjet në sistemin e Kadastrës, shumica e mbivendosjeve në pronat e qytetarëve dhe shtetërore, është bërë në mënyrë korruptive, në zonat më të preferuara të vendit, siç është Durrësi, Gjiri i Lalzit, Vlora etj.

 

 Investimet në sistemin e IT-së janë krejt normale për të ulur kostot. Por ajo që më shqetëson se ndërsa është pakësuar korrupsioni i mjekut, mësuesit, është rritur korrupsioni i madh, kapja e shtetit. Segmentet e krimit të organizuar që janë kontribuues të fushatave, janë të interesuara të sigurojnë para rrjedhëse. Dhe ligjet e porositura janë një formë e lartë e kapjes së shtetit.

 

Kjo është historia me “Duranën”. Presioni i FMN për të hequr dorë nga praktikat e lehtësirave fiskale, si element që përkeqësojnë efiçencën e fondeve publike, janë transformuar në krijimin e mekanizmave për të cilat ka dyshim për mënyrën se si ato janë pasqyruar.

 

Vetë krijimi i Korporatës së Investimeve është model i përdorur nga Kina dhe Rusia, këto mekanizma ngrenë pikëpyetje ligjore mbi paracaktimin e përfituesve të radhës sa i takon zotërimit të këtyre aseteve. Biznesmenët bëhen zotërues pa garë i aseteve të rëndësishëm.

 

 Paratë grumbullohen në duart e krimit të organizuar dhe sferat më të rëndësishme lidhen me asetet e pasurive të patundshme. 

 

Kjo shpjegon krijimin e fushatave fantazmë, si historia e inceneratorëve. Nëse është bërë gabim të kërkohet ndjesë dhe të reflektohet në akte të tilla për t’i bërë nul.

 

Aq më tepër që kjo historia e “Durana”, qeverisë nuk i kushton asgjë një vendim i sajë që të tërhiqet nga vendimi, por këtu preken interesa të shumta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy