
Gerta Meta e Shoqatës për Kulturën Demokratike për zgjedhjet e 14 majit thotë se vëzhguesit vendas nuk kanë qenë në prezencë të madhe si herë të tjera, por se sërish ka pasur në nivele vullnetare angazhimin të vëzhguesve.
Në një lidhje për MCN Live, Meta deklaroi se dita e zgjedhjeve, është një ditë me ecuri normale, e qetë, pasi e gjithë ngarkesa dhe tensioni politik është shkarkuar gjatë fushatës.
Sipas saj, aktorët politikë e respektojnë ditën e zgjedhjeve, duke e lënë të rrjedhë në normalitetin e vetë.
Kemi konstatuar që në orët e para të mëngjesit pati ngërç me funksionimin e aparaturave të identifikimit elektronik të qytetarëve, kjo ishte surpriza e orëve të para të mëngjesit.
Nuk është se nuk ka ndodhur herë të tjera, por këtë radhë nuk u menaxhua dot ashtu siç duhet.
Presim përgjigje zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lidhur me arsyet se pse ndodhi dhe a mund të anashkalohej ky ngërç në orët e para të mëngjesit.
Pati dhe energji elektrike që iku dhe në mes të Tiranës dhe në zona të tjera.
Garanci të tilla për kujdesin dhe mirë menaxhimin, nëpërmjet teknologjisë, pamë që votimi dhe numërimi elektronik ishte më mirë se pjesa manuale. Por sërish jemi në kuadrin e testimeve.
Duhet të përgatitemi që të mos krijohet radhë e madhe se të moshuarit nuk e përdornin dot votimin elektronik.
Problematikë ishte dhe instalimi i kamerave në Qendrat e Votimit, dhe jo të gjithë komisionerët ishin në dijeni se kamerat funksiononin.
Meta shtoi se bashkëpunimi ndërinstitucional nuk duhet të jetë për të kryqëzuar institucionet, pasi tha se çështja nuk zgjidhet me deklarata, ndërsa nënvizoi se administrata zgjedhore ka qenë e përkushtuar maksimalisht.
Transparenca jo vetëm e institucioneve por edhe e partive politike nuk është në nivelin e duhur, duhet kërkesë llogarie, qoftë nga KQZ apo ekspertë të huaj për të thënë se çfarë ndodhi me aparaturat dhe mos funksionimin e tyre.
Garancitë duhet t’i japin ata që kanë bërë kontrata dhe kanë marrë garanci për përdorimin e teknologjisë.
Nëse duam garanci dhe kemi marrë garancinë e partive që është i suksesshëm përdorimi i teknologjisë, le ta ndajnë mendjen se janë ata që vendosin.
Përballë votuesve dhe taksapaguesve shqiptarë, duhet bërë transparenca dhe a ia vlen kjo kosto. Nëse duam gjëra të sakta dhe të manipulueshme, demokracia ka dhe kosto.
Të mos vendosi politika, por të pyeten dhe qytetarët dhe pastaj të dalin në konkluzione.
Rëndësi ka të realizojmë procese të ndershme, të pastra dhe shumë problematike dhe se rëndësi ka që në fund të pranohet rezultati i zgjedhjeve.
Meta shprehu keqardhjen se qytetarët tentojnë të fotografojnë votën, apo për votim familjar, ku qytetarët kanë pasur problematika se nuk shohin dot, por nënvizoi se ka pasur dhe raste të votimit familjar.
Me gjithë paralajmërimin e KQZ që njerëz të paautorizuar të qëndronin larg KQZ, e kanë bërë detyrën, qoftë duke komunikuar me qytetarët, apo ndoshta janë prekur dhe intimiduar.
Kush ishin këta njerëz, se ishin pa dokument identifikimi. Shikoje djem të rinj me makina në dispozicion që lëviznin shumë shpesh dhe sillnin gjyshet e tyre, por këta djem nuk kishin kaq shumë gjyshe.
Këta çunat e rinj apo shtabe, se nuk e dimë çfarë ishin. Ishin me idenë, ja po presim, po ikim, po presim familjarët, e gjenin mënyrën të shmangeshim.
Se të kujt partie ishin në shërbim, nuk e marr dot përsipër ta them. Mënyrat se si lozet brenda oborreve të qendrave të votimit, është e kuptueshme dhe e dallueshme.



