
Presidenti i Republikës i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme me një shkresë, me anë të së cilës kërkon informacion për të gjithë anëtarët e kabinetit të ri qeveritar.
Me anë të kërkesës drejtuar organit të akuzës, Meta kërkon të dijë nëse për ndonjërin nga ministrat ka ndonjë proces hetimor ose penal, apo qoftë edhe indicie që mund të çojnë në një të tillë.
Presidenca e kërkon këtë informacion në një kohë sa më të shkurtër, për shkak të kohës së kufizuar që mbetet deri në përfundimin e afatit 7-ditor për dekretimin e kabinetit të ri qeveritar.



