Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur në rrjetin social Facebook se në takimet e fundit me kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç është ngushtuar hendeku mes palëve në lidhje me çështjen e dinarit.
Lajçak sqaron se për pikat e tjera për të cilat ka ende mosmarrëveshje, do të ketë edhe një takim tjetër mes kryenegociatorëve në Bruksel.
Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta ngushtojmë hendekun.
Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit.



