Ivanka Trump ka thyer rregullat e vetëkarantinimit, si dhe udhëzimet federale duke udhëtuar nga Uashingtoni në New Jersey.
Vajza e presidentit amerikan - raporton New York Times - shkoi në Klubin Kombëtar të Golfit Trump në Bedminster, me rastin e mbrëmjes së parë të Pashkës Hebraike, pavarësisht faktit se në javët e fundit babai i saj ka inkurajuar vazhdimisht amerikanët të ndjekin masat federale për distancimin shoqëror , masa që gjithashtu thonë të mos ketë udhëtime në rast se nuk janë të nevojshëm.
Ivanka ka udhëtuar në Bedminster me bashkëshortin e saj Jared Kushner dhe tre fëmijët e tyre. Dhëndri dhe këshilltari i Donald Trump, i cili më pas u kthye në Uashington ndërsa Ivanka qëndroi në New Jersey me fëmijët. Vajza e parë, shpjegon gazeta, beson se në klub, tani i mbyllur për publikun, është më lehtë të respektosh rregullat e distancimit shoqëror sesa nga shtëpia e saj në kryeqytet.



