Hoti: Vaksinat e para antiCovid mbërrijnë në shkurt, në ditë do të vaksinohen 20 mijë persona

Hoti: Vaksinat e para antiCovid mbërrijnë në shkurt, në ditë do të vaksinohen 20 mijë persona

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar sot përmes një konference për media se Kosova deri tash ka arritur marrëveshje për gati dy milionë doza të vaksinave anti-covid, teksa ka njoftuar se të parat do të vijnë në muajin shkurt.

Hoti ka thënë se 535 mijë vaksina janë konkretizuar nga marrëveshje me prodhuesin “Pfizer”, 600 mijë tjera me Austrinë, dhe me programin COVAX rreth 720 mijë.

Sipas tij, stafi shëndetësor dhe personat mbi moshën 65-vjeçare do të jenë të parët që do të vaksinohen. Ka paralajmëruar se brenda dite do të vaksinohen rreth 20 mijë persona.

Vaksinat do të jenë falas për qytetarët. Hoti e ka quajtur lajm të mirë rënien e numrit të të infektuarve ditët e fundit teksa ka paralajmëruar se masat aktuale do të mbesin në fuqi.

“Jemi duke bërë rikategorizimin e komunave çdo të premte. Këto masa do të jen në fuqi edhe më tutje, e dimë që këto masa janë marr model nga vendet e tjera”, ka thënë ai.

Ndërkohë, ministri në detyrë, Armend Zemaj, meritat për këtë ia ka adresuar kryeministrit në detyrë, Hotit.

“Këto punë dhe i gjithë ky angazhim është siguruar nga Avdullah Hoti. Siç e kemi bërë të ditur dje për sigurimin e vaksinave, kemi marr konfirmimin nga Pfizer për 500 mijë vaksina. Këtë konfirmim e kemi marrë ditën e djeshme pas shume negociatash. Gjatë kësaj jave do të finalizohen edhe aspektet teknike mes MSH-së dhe kompanisë. Dozat e para do të vijnë në muajin shkurt”, ka thënë Zemaj.

Drejtori i Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka thënë se secili person i vaksinuar do të pajiset me kartelë të imunizimit.

“Kategoritë prioritare janë: Punëtorët shëndetësorë, personat mbi 65 vjeç, gjithë personat me rrezik të lartë, me sëmundje kronike të traktit respiratorë, të zemrës, të mëlqisë, personat me sëmundje neurologjike, personat me aftësi të kufizuar, personat me diabet, personat që kujdesen për personat e moshuar, punëtorët që ofrojnë shërbime në shtëpi të pleqëve, personat mbi 40 vjeç, punëtorët e arsimit, policia ushtria e punëtorët e sektorit publik”, tha ai.

Me ardhjen e vaksinës, 20 mijë persona priten të vaksinohen brenda ditës, ndërsa lista e personave që do të vaksinohen do të publikohet në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër komuna të Kosovës.

Qeveria ka ndarë 40 milionë euro për sigrumin e vaksinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy