Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldren, ku janë përfshirë një autobus, një kamionçinë dhe një veturë.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, për shkak të aksidentit, superstrada është bllokuar, duke shkaktuar probleme në qarkullim. Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun.



