Soko: Ushtria, hambar i mirë korrupsioni. Fokusi i mbrojtjes të jetë për të dhënat, informacionin dhe dixhitalizimin

Soko: Ushtria, hambar i mirë korrupsioni. Fokusi i mbrojtjes të jetë për të dhënat, informacionin dhe dixhitalizimin

Duke folur për MCN Economy ai deklaroi se edhe në realizimet e buxhetit jo parashikimet e fillimit të vitit, asnjëherë Shqipëria nuk e arriti 2% për shpenzimet ushtarake.

Soko tha se Shqipëria në gjithë puzzle e madh zë një vend dhe kontribut modest në NATO.

Sipas tij, ka pasur disa njësi që kanë shkuar jashtë në ndihmë të misionve të NATO-s, në Afganistan apo Irak, por nuk kemi pasur fuqizim të bazës logjistike të ushtrisë, duke nënvizuar se sot jemi një vend i demilitarizuar edhe forcat ushtarake të Republikës së Shqipërisë janë shumë të vogla.

Në këtë drejtim shtoi se pas agresioni në Ukrainë të gjitha vendet kanë rritur shpenzimet për ushtrinë dhe se Serbia ndryshe nga Shqipëria që është pjesë e një strukture të mirorganizuar mbrojtëse siç është NATO, mbrojtjen e ka detyrë të saj.

Soko tha se ajo që ndodhi në Kosovë ishte një agresion ushtarak dhe termi akt terrorist nuk më shkon, pasi ajo ishte paranteza e një agresioni ushtarak.

Gjithë ai armatim që u gjet nuk ka mundësi që të jetë i një organizate terroriste. E quaj agresion ushtarak nga ana e Serbisë.  

Nuk ka asnjë strukturë terroriste të ketë një arsenal të tillë armësh siç ishte ajo strukturë. Serbia forcon strukturat e veta të mbrojtjes.

Lidhur me çështjet për abuzim me pronat e ushtrisë, Soko nënvizoi se historitë dhe pamjet e tmerrshme të kanabisit mbjellë brenda reparteve ushtarake, mund të njollosin dhe mund të përdoren për retorikë propagandistike nga armiqtë e NATO-s.

Edhe ushtria ka qenë një hambar i mirë korrupsioni. Ushtria është e fundit për nga çështjet e sigurisë, se ne jemi në NATO. Nga pikëpamja ushtarake fuqia ushtarake vjen pas një fuqie ekonomike.

Nuk mund të ndërtosh ushtri, pa ndërtuar ekonominë. Praktikisht buxheti i Kosovës është rreth 3 miliardë euro, ndërsa i Shqipërisë 6 miliardë euro.

Janë buxhete të vogla që në tregun e armatimeve janë të pakonsiderueshme. Një ndihmë që mund të japë është që Shqipëria të lobojë fortë që Kosova të jetë në NATO.

Nëse ka një lobim të fortë, bashkëpunim dhe bashkërendim mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës të lobojë fort me të gjithë linjat e interesit ku kemi mundësi dhe akses, të gjitha mund të përdoren për të krijuar në DASH se SHBA janë ato që në fund do të japin viston për hyrjen ose jo të Kosovës në NATO-s.

Kjo duhet të jetë kryefjala e diplomacisë shqiptare. Është më e rëndësishme që Kosova të jetë në NATO se sa në OKB.

Se ndryshe Kosova duhet të bëjë shumë investime ushtarake, që është makineri që kërkon për të investuar dhe më tej për ta mirëmbajtur.

Që të shpëtojmë Kosovën nga këto kosto ne duhet të bëjmë të pamundurën që Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe investimet tri përcjellë në infrastrukturë dhe shëndetësi.

Defiçiti në asetet ushtarake pas rënies së komunizmit ishte në pikëpamje buxhetore një humnerë.

Zëvendësimi i gjithë inventarit ushtarak janë nivele që me këto të ardhura që kemi sot do të duhet që së paku për 30 vjet të investosh në ushtri që të zëvendësosh atë kapacitet që ke pasur më parë në ushtri.

2% e PBB është 400 milionë dollarë. Ne shpenzojmë diku te 240 milionë dollarë, por edhe sikur ta shpenzonim të gjithin, plotësimi i nevojës për materiale ushtarake që të barazosh Serbinë sot do të kërkojë 20-25 vjet.

Se mëkati i kësaj gjëje fillon që në vitet 1990. Se materialet ushtarake në 1990-1997 shkuan në zero, ca u shitën, ca u vodhën, u keqpërdorën dhe u lanë të prisheshin.

Shumë mirë mund ta kishim ruajtur inventarin tonë ushtarak. Të paktën pjesën aktive të armëve dhe arsenalit që mund të gjente përdorim dhe sot.

Soko tha ndër të tjera se investimet kryesore në Shqipëri sot po kryhen nga NATO dhe kjo gjë e ka kushtëzuar Shqipërinë në orientimin e shpenzimeve ushtarake që ka drejt nevojave të parashikuara të vetë aleancës dhe fuqizimi ushtarak do ndihmonte Shqipërinë dhe aleancën po sado që të përpiqemi nuk do bënte diferencë.

Investimi në mbrojtje nuk është vetëm investim te Ministria e Mbrojtjes dhe ndoshta ai 2% i PBB i përcaktuar nga NATO, duhet parë pak më gjerë që shkon përtej shpenzimeve për mbrojtjen ushtarake.

Skena që pamë vitin e kaluar me të dhënat që dolën në publik, nuk janë të denja për një vend anëtar të NATO-s. Lufta sot është lufta kibernetike.

Nuk shoh as në të ardhmen e afërt apo të largët një luftë të NATO-s me një vend tjetër. Cilido vend është shumë i vogël krahasuar me NATO-n.

Por siguria nuk vjen vetëm nga ushtria, me informacionin, mbrojtjen e ekonomisë, sulmet kiberentike dëmtojnë ekonominë, infrastrukturën.

Një sulm mbi të dhënat e Shërbimit Informativ, është një sulm mbi të dhënat e një shërbimi informativ të NATO-s.

Këtu është pikësynimi ku Shqipëria duhet të fokusojë cilësinë e saj të mbrojtjes. Tek të dhënat, informacioni dhe dixhitalizimi, këto të treja duhet të preken.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy