29-vjeçari shqiptar shmang tragjedinë në Itali, shpjegon si i shpëtoi jetën djalit që po hidhej nga kati i 3-të

29-vjeçari shqiptar shmang tragjedinë në Itali, shpjegon si i shpëtoi jetën djalit që po hidhej nga kati i 3-të

Një akt trimërie i jashtëzakonshëm ka lënë pa fjalë komunitetin e Gambassi Terme në Itali. 

Një i ri shqiptar shpëtoi jetën e një djali të ri që po rrezikonte të binte nga kati i tretë i një ndërtese në qendër të qytetit.

Ines Ballaqeni, emigrant shqiptar dhe heroi ynë, në një komunikim për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, risjell në vëmendje sesi ndodhi akti i shpëtimit nga ana e tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës së kaluar, ku u shmang një tragjedi e madhe. 

Ines shpjegon se si ndodhi momenti i shpëtimit:

Ishte rreth orës 10:30 të mbrëmjes dhe po shkoja në shtëpi. Isha duke kaluar nëpër shesh, kur vërejta një djalë që ishte i ulur në një shkallë të një ndërtese. Pashë se njerëzit kishin filluar të mblidheshin dhe dëgjoja njerëz që shqetësoheshin, ndërsa ai djalë kishte dalë nga dritarja. Po e shihja për herë të parë dhe më pas ai e nxori këmbën tjetër jashtë. Nëna e tij po thërriste për ndihmë, por nuk arrinte ta mbante, pasi ai po tentonte të hidhej nga dritarja.

Në atë moment, nuk mendova shumë dhe veprova menjëherë. Nuk hyra brenda, por arrita ta kap nga kangjellat e hekurit dhe e mbajta nga këmbët. I thashë 'futu brenda', por ai më tha se do të hidhej. E shtriva me forcë dhe e tërhoqa në ballkonin tim. Ishte një situatë shumë e vështirë, por e shpëtova. Djali tani është mirë.

Për këtë akt heroik, Ines Ballaqeni është falënderuar publikisht nga kryetari i bashkisë, i cili e vlerësoi si një hero të vërtetë.

Nuk kam menduar aspak për këtë akt si diçka të madhe.

 Unë thjesht mendova të ndihmoja atë djalë dhe asgjë tjetër. Për mua, ishte një ndihmë që duhej dhënë dhe asgjë më shumë. 

Unë këtu punoj pa dokumente por këtë akt e veprova me instinkt, ashtu jemi rritur që ti ndihmojmë tjerët kur kanë nevojë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy