Shitblerja e aksioneve/ Zepishta: Ka mosbesim. Marku: Ligji, iluzion juridik. Qehaja: Punohet me 2 bilance

Shitblerja e aksioneve/ Zepishta: Ka mosbesim. Marku: Ligji, iluzion juridik. Qehaja: Punohet me 2 bilance

Në studion e MCN Informacion u diskutua mbi shoqëritë aksionere. Igli Zepishta, ekspert ekonomie dhe dy avokatët Edi Qehaja dhe Aurora Marku, u ndalën te shitja e aksioneve në rastet kur një shoqëri shpall falimentin. Ata theksuan edhe mungesën e bursës. 

Aurora Marku 

Ligji është por në Shqipëri nuk funksionon. Ligji për aksionet thotë që kushdo që e ka mundësinë, kur shoqëria e jep atë të drejtë, përsëri nuk ofrohen aksionet për tu blerë në momentin që një shoqëri shpall falimentin. Është një iluzion juridik. 

Ne funksionojmë me cash dhe kjo ndikon. Në Shqipëri, asgjë nuk është transparente. Mungon edhe vullneti politik.

Politikanët tanë investojnë jashtë dhe nuk u intereson.

 

Igli Zepishta

Bursa nuk krijon ekonomi. Është një instrument që të jep pasqyrën e ekonomisë. Në bursat e mëdha shohim sa ka rënë apo është rritur një ekonomi. Ekonomia jonë është e vogël dhe ne kemi mosbesim. 

SHPK dhe SHA krijohen të dyja në bazë të kuotave. Shqiptarët më tepër janë tregtarë të mirëfilltë dhe të ndërlidhur mes miqësive dhe njohjeve. 

Të gjitha vendet e vogla nuk kanë bursa të mirëfillta. Janë ekonomi të dobëta dhe lokale, jo prodhuese, të bazuara në turizëm. 

 

Edi Qehaja 

Arsyeja kryesore pse kompanitë nuk listohen është fakti që punojnë me dy bilance. Çdo kompani ka nevojë për kapital. Arsye të tjera janë pastrimi i parave, informaliteti. Nuk kanë interes. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy