Britania pendohet për tenderat dhe koncesionet: Shërbimet publike do t’i kthehen shtetit

Britania pendohet për tenderat dhe koncesionet: Shërbimet publike do t’i kthehen shtetit

Britania e Madhe duket se po pendohet për lënien e shërbimeve publike në dorë të privatëve. Nuk është e thënë, që t’ua besosh shërbimet publike bizneseve private të jetë domosdoshmërisht një zgjidhje që u vjen për shtat tarifave të paguara nga konsumatorët  dhe të reflektohet në më pak shpenzime nga buxheti i shtetit. Disa kanë funksionuar, të tjera kanë dëshuar me kalimin e kohës. Ky është një debat që zgjat prej dy vitesh, qëkur Jeremy Corbyn lançoi sfidën e tij për kreun e Partisë Laburiste. Në programin e tij politik theksohet jo vetëm rikthimi i politikave socialiste, por edhe rihapja e debatit në lidhje me shërbimet publike dhe a mund t’u besohen ato në mënyrë të verbër biznesve private?

Debati është spostuar edhe në frontin e liberalëve, kjo sidomos pas krizës financiare të “Carillion”, sipërmarrja e dytë më e madhe në fushën e ndërtimeve në vend, që rrezikon të lërë pa punë rreth 45 mijë njerëz (gjysma e tyre në Britani). Gjatë viteve të fundit, ajo ka akumuluar një numër të madh koncesionesh dhe tenderash, që nga ndërtimi i linjës së shpejtë Londra-Birmingham-Manchester e deri të mirëmbajtja e gjysmës së burgjeve të Britanisë, mirëmbajtja e 200 sallave të operacionit në spitalet publike dhe 150 shkollave.

“Financial Times” ka nisur një sërë investigimesh në lidhje me këto raste. Në një prej këtyre investigimeve është konstatuar se disa kompani që garantojnë furnizimin me ujë të pijshëm paguajnë më shumë divident sesa fitimet në total. Për më tepër, në përpjekje për të shpërblyer aksionerët me çdo kusht, kompanitë bëjnë manovra financiare që rrezikojnë të bien në kundërshim me kërkesat e një shërbimi publik.

“Pas një sërë skandalesh e kundërvëniesh mbi këto shërbime, rritjes së çmimeve dhe pagesat e majme për aksionerët, vendi që dikur ishte lider botëror në privatizimin e kompanive shtetërore po rivlerëson mënyrën se si duhen drejtuar agjencitë e shërbimeve themelore”, thuhet në shkrimin e “Financial Times”.

Ndërsa politika britanike po lëkundet, laburisti Jeremy Corbyn është shfaqur me i prerë. Në një intervistë për “The Guardian”, ai tha se partia e tij është kundër dogmave të privatizimit .

Kjo duket më shumë sesa pjesë e një programi elektoral.  Ai mund të konsiderohet një ndryshim historik, nëse kemi parasysh se programi i privatizimeve  u lançua fillimisht nga Margaret Thatcher në vitet ’80 dhe u mbështet për 25 vite me radhë nga laburistët e Grodon Brown-it dhe Tony Blair-it.

Corbyn ka propozuar një "komisioner të prokurimit publik", i cili "do të sigurojë që çdo tender të jepet në bazë të shërbimeve publike dhe jo ofertës më ekonomike".

Ai ka shtuar se nëse laburistët fitojnë në zgjedhje, shërbime si postat, hekurudhat, ujësjellësit apo energjia do t’i rikthehen shtetit për administrim. Edhe britanikët vetë duket se mbështesin këtë ide. Një sondazh i Legatum, që nuk ka lidhje me laburistët, nxori se 83 për qind e qytetarëve britanikë janë pro rikthimit të ujësjellësit në pronësi të shtetit, ndërsa për energjinë kjo kategori përbën 77 për qind të të pyeturve. / La Repubblica / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy