
Një aksident në punë është regjistruar rreth orës 13:00 në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, në bashkinë Bulqizë.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, i punësuar si minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.
Paraprakisht dyshohet se ai është mbuluar nga materiali i kromit.
Shërbimet e kërkim-shpëtimit, së bashku me efektivët e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë operacionin për lokalizimin dhe nxjerrjen e 40-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



