Një avion Piper me shtatë persona në bord u rrëzua në Patagoninë Kiliane, duke vrarë të gjithë pasagjerët e tij. Aksidenti ndodhi në rajonin e Aysen.
Avioni ishte nisur nga aeroporti Coyhaique dhe për në Chile Chico. Avioni i përkiste kompanisë kiliane Trasportes Aereos San Rafael Ltda dhe viti i ndërtimit ishte 1977.
Ai u rrëzua menjëherë pas ngritjes, mbetjet e avionit u gjetën në qytetin e Villa Cerro Castillo nga një ekip shpëtimi i dërguar nga e njëjta kompani ajrore.



