522 apartamentet e përuruara në Laç/ Banorët: Dokumentet i kemi, çelësat ende jo (VIDEO)

522 apartamentet e përuruara në Laç/ Banorët: Dokumentet i kemi, çelësat ende jo (VIDEO)

MCN TV ka shkuar në Laç për të parë nga afër 522 apartamentet e përuruara pak ditë më parë nga kryeministri Rama bashkë me Presidentin turk Erdogan.

Gazetari Besmir Pula ka pasur një komunikim me banorët përfitues të tyre të cilët janë shprehur se janë në pritje për tu futur në banesa pasi deri tani ata kanë marrë vetëm dokumentet, por jo çelësat.

Ata deklarojnë se janë interesuar disa herë në bashki për më shumë informacion, ndërsa nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete dhe datë se kur kjo mund të jetë e mundur.

Na kanë dhënë letrat, dokumentet i kemi marrë si apartamente por nuk na janë dhënë akoma çelësat. Shpresoj qe të na jepen sa më shpejt, nuk kemi pse të rrimë me qera ose të na japin një datë se kur mund të na jepen çelësat. Hyrja është shumë e mirë, punimet janë të shkëlqyera. Jemi interesuar edhe në bashki por nuk na është dhënë asnjë përgjigje, vetëm fjalë dhe asgjë të saktë se kur mund ti marrin çelësat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy