Mesazhi i Palmer për zgjedhjet, Çani: Është një biznes i pastër amerikan në Shqipëri, vetëm era demokraci nuk vjen

Mesazhi i Palmer për zgjedhjet, Çani: Është një biznes i pastër amerikan në Shqipëri, vetëm era demokraci nuk vjen

Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer theksoi një ditë më parë rëndësinë e zgjedhjeve legjitime në vendin tonë dhe kërkoi që të njihen nga të gjithë. Mesazhi i tij sipas gazetarit Arian Çani i drejtohej opozitës, pasi “Rama nuk mundet të thotë më vodhën votat”. Në një intervistë për studion e lajmeve të MCN TV, Çani shtoi se e gjithë kjo është biznes i pastër amerikan në Shqipëri dhe se vetëm era demokraci nuk vjen.

“Mesazhi i Palmer është drejtuar nga opozita. Palmer është në anë të qeverisë. Dihen raportet e tij me opozitën që kur doli nga parlamenti. Palmer është në anë të qeverisë. Çdo njeri e kupton që nëse do ketë një palë që nuk do t’i njohë zgjedhjet është opozita, nuk mundet Rama të thotë më vodhën votat. Palmer me këtë i dërgon një mesazh të gjithëve “Mblidhni mendjen se ne nuk na intereson se çfarë plani keni ju, por ne ju themi që duhet ti njihni se ndryshe nuk do t’ju njohim”. Është një mesazh i njëanshëm. Vazhdon administrata amerikane të thelloj hendekun mes shqiptarëve që besojnë tek demokracia dhe atyre që janë skeptikë dhe besojnë që edhe amerikanët bëjnë biznes në vende të tilla të vogla dhe të pamundura dhe të varfra. Është një biznes i pastër amerikan në Shqipëri me zgjedhjet, vetëm era demokraci nuk vjen”, tha Çani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy