
Gjatë takimit me Albin Kurtin, kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre, ka shprehu shqetësimin se një krizë në Ballkanin Perëndimor mund të shpërthejë sërish.
Ne nuk mund ta marrim stabilitetin në Ballkanin Perëndimor si diçka të sigurt. Çështjet e pazgjidhura nga vitet 1990-ta, mund ta ndezin rajonin sërish”, ka thënë Gahr Støre. Ky i fundit i kërkoi Kurtit dialog me Serbinë, në mënyrë që të sigurohet njohja. Ai shprehu zhgënjim për mos lejimin e zgjedhjeve të serbëve në Kosovë.
Støre u shpreh i zhgënjyer për faktin që Kosova nuk ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill.
Marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen, dhe të dyja palët duhet të përmbahen nga veprimet që e minojnë besimin e ndërsjellë. Kështu, unë e shfrytëzoj rastin që gjatë takimit tonë ta shpreh zhgënjimin tim pse Kosova nuk ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill, sipas mënyrës së përdorur në zgjedhjet e mëhershme”.



