Nëntë marinarë të huaj ndodhen prej më shumë se gjashtë muajsh të bllokuar në portin e Durrësit, në kushte të rënda jetese dhe pa ndihmë institucionale. Anija me të cilën udhëtonin u ndalua nga autoritetet shqiptare për shkak të dyshimeve për trafik të paligjshëm të karburantit dhe shkelje të ligjeve detare.



