Njihuni me gratë më të fuqishme në botë

Njihuni me gratë më të fuqishme në botë

MacKenzie Scott kryeson listën e " 100 grave më të fuqishme në botë " të Forbes për vitin 2021, pasi ka dhuruar 8.6 miliardë dollarë për bamirësi, përfshirë 2.7 miliardë dollarë vetëm këtë vit.

Që nga divorci me Jeff Bezos në vitin 2019, Scott - një nga gratë më të pasura në botë - ka dhuruar miliarda dollarë, nga pasuria e saj e vlerësuar prej 59.6 miliardë dollarësh, për organizata të ndryshme bamirësie, të cilat Forbes i quajti "kuptimplotë dhe revolucionare".

Scott, 51 vjeç, zë vendin nr. 1. Zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris zë vendin e dytë, e ndjekur nga presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.

Gjithashtu në listë është pronarja e Fox News Media, Suzanne Scott, e cila ndiqet në renditje nga Nancy Pelosi, Melinda Gates, Shari Redstone, Abigail Johnson e Fidelity Investments, Ana Patricia Botin e Santander dhe Mary Barra e GM.

Gra të tjera të njohura që janë në listë përfshijnë Mbretëreshën Elizabeth II, Taylor Swift, Beyoncé Knowles, Rihanna, Reese Witherspoon dhe Serena Williams.

Përveç njohjes së saj në Forbes, Scott u nderua gjithashtu kohët e fundit nga  Fondacioni Tunnel to Towers  për "përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm dhe ndikimin pozitiv në jetën e veteranëve tanë dhe reaguesve të parë".

"Në Fox Neës, ne jemi gjithmonë krenarë që tregojmë historitë e heronjve të vërtetë amerikanë, si ata që u përgjigjën të parët," tha Scott kur mori çmimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy