Gazetari Artan Hoxha dha disa detaje në lidhje me atentatin e kryer disa ditë më parë ndaj Gjergj Ndërshtiqaj, ngjarje e ndodhur në një ditë më parë në Shkodër. Në studion e “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se ngjarja mund të ketë lidhje me kultivimin e kanabisit.
Ditën që ka ndodhur ngjarja, ditën e martë në darkë, ka qenë në shkollë. Ka udhëtuar drejt Shkodrës. Në timon ka qenë kunati i tij. Kanë marrë drejtimin drejt Grudës. Nuk e kanë vënë re që i ndiqnin. Por kur u duhej të ndalonin, duket se e kanë nuhatur. Policia dhe kunati i vet janë goditur me të paktën 140 plumba.
Policia e Shkodrës vitet e fundit për shkak të kultivimit të kanabisit ka pasur shumë ngjarje, sidomos në zonat që janë afër parcelave.
Dyshimi kryesor deri tani lidhet me këtë. Në vitin 2022 kanë qenë 6 raste. Shkodra është vendi më i rrezikshëm për të punuar në polici. Vjet u godit shefi i krimeve, iu vu eksploziv.
Në rastin në fjalë, më bëri përshtypje që nuk kisha parë kaq shumë tabela të verdha. U habita që inspektoi i krimit kishte kaq shumë kartela të verdha. Ishte ngjarje barbare. Është qëlluar nga 3 persona, ta maskuar. Ka qenë aq intensiv zjarri, saqë makina ka marrë zjarr. Ajo që bie në sy është fakti që autorët nuk janë profesionistë, pasi më shumë kanë pasur duf dhe inat. Mënyra si është hapur zjarri, që nga ’97 nuk kam parë të tillë.
Oficeri vitin e kaluar ka shpëtuar dy turistë, u bë hero. E njeh zonën shumë mirë, por në këtë rast e shpëtoi Zoti.



