Projektbuxheti 2025, opozita proteston para Parlamentit/ Qytetari nga Elbasani: Kam ardhur për pensionin qesharak që na japin (VIDEO)

Projektbuxheti 2025, opozita proteston para Parlamentit/ Qytetari nga Elbasani: Kam ardhur për pensionin qesharak që na japin (VIDEO)

Prej gati një ore me dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Parlamentit, ndërkohë që në seancën plenare po diskutohet për projektbuxhetin e 2025.

Gazetari Mariglen Kume tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se qytetarë të ndryshëm, pensionistët  dhe jo vetëm, i janë përgjigjur thirrjes së PD-së për të protestuar kundër shpërndarjes së buxhetit të propozuar nga PS-ja.

Një çështje që ka tërhequr vëmendjen e deputetëve të PD-së ka qenë ngjarja ku humbi jetën 14-vjeçarin duke e vendosur theksin tek mungesa e paketës së sigurisë në shkolla.

“Vij nga Elbasani, vij për punën e pensionit. Kam punuar 46 vjet në fabrikën e çimentos, sot vij për pensionin qesharak që na japin. Marr 260 mijë lekë”, tha një nga protestuesit.

“Protestoj për minimumin jetik. Çdo shtet tjetër i botës i ke. E ka greku, edhe maqedonasi. Pse të mos io kemi kur paguajë taksa më shumë se maqedonasi. Paguajmë korrentin me super çmim. Djathi ka shkuar 1 mijë lekë kilogrami. Mua më kanë lënë vetëm, kanë ikur fëmijët në Europë. Kanë ikur se nuk i doli hesapi këtu”, tha një tjetër protestues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy