Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha të enjten se ka mundësi që Kina ose nuk mundi ta ndalonte përhapjen e koronavirusit ose lejoi përhapjen e tij. Komentet e tij lidhur me Pekinin kanë filluar të ashpërsohen.
Duke folur para gazetarëve, Trump nuk pranoi të thoshte nëse e bën përgjegjës presidentin kinez Xi Jinping për atë që ai mendon se është keqinformim nga Kina kur virusi doli nga Wuhan-i i Kinës dhe u përhap shpejt në të gjithë botën, thotë “Reuters”.
Trump thotë se marrëveshja tregtare e Kinës që ai bëri me Xi tani është dytësore krahasuar me atë që Kina bëri me virusin.



