Orban drejt “izolimit” nga BE, eurodeputetët nisin lëvizjet për t’i hequr veton

Orban drejt “izolimit” nga BE, eurodeputetët nisin lëvizjet për t’i hequr veton

Një koalicion ndërpartiak në Parlamentin Evropian kërkon që Hungarisë t'i hiqet e drejta e votës për shkak të përdorimit "të papranueshëm" nga kryeministri Viktor Orbán.

“Ne besojmë se ky veprim është i domosdoshëm për të mbrojtur vlerat e Bashkimit Evropian”, thonë deputetët në një letër dërguar të premten kryetares së Kuvendit, Roberta Metsola.

Eurodeputeti finlandez Petri Sarvama është politikani që ka filluar lëvizjet në parlament. Me anë të një peticioni, ai kërkon përdorimin e nenit 7 të traktatit të BE-së që pezullon të drejtën e votës, nen i papërdorur asnjëherë më parë ndaj një anëtari. Deri më tani, 120 eurodeputetë kanë nënshkruar peticionin.

Që kjo lëvizje të miratohet duhet që një e treta e anëtarëve të Komisionit Evropian dhe një shumicë prej dy të tretash në Parlamentin prej 705 anëtarësh të bien dakord.

Kryeministri hungarez Viktor Orban mban peng BE-në për ndihmën për Ukrainën. Heqja e të drejtave të tij është e vetmja mënyrë për të mbrojtur vlerat e Bashkimit Evropian dhe për të siguruar funksionimin e proceseve vendimmarrëse në union.

Ky do të ishte gjithashtu një mesazh për të gjitha shtetet anëtare se BE-ja nuk do të tolerojë asnjë kthim prapa në sundimin e ligjit apo prishje të parimit të bashkëpunimit të ndërsjellë. Detyra jonë kryesore është të mbrojmë mënyrën evropiane të jetesës dhe demokracinë.

Eurodeputeti vuri në dukje se Orban nuk mund të mbështetej më te Polonia, ku së fundmi mori pushtetin një qeveri pro-Brukselit, por mund t’i drejtohej për mbështetje Sllovakisë ose Holandës, të cilat së fundi zgjodhën populistët e djathtë në qeveri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy