Flet avokati: Sota nuk kishte dijeni për patentat, 863 mijë eurot janë të justifikuara

Flet avokati: Sota nuk kishte dijeni për patentat, 863 mijë eurot janë të justifikuara

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Orest Sota, të cilit iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit Tahiri dhe bashkëshortes së tij. Në përfundim të seancës, avokati i biznesmenit thotë se klienti i tij nuk kishte dijeni për faktin se patentat e Saimir Tahirit ndodheshin në makinat e tij.

Sa i takon parave që i janë gjetur në makinë, avokati Fatmir Brakaj thotë se ato janë të justifikuara, pasi përdoren për aktivitetin e biznesit të familjes.

“Paratë janë tërhequr kesh, pasi janë paguar të gjitha detyrimet e tatimeve. Ne paraqitëm prova në Gjykatë, për rastin. Me Kurumin biznesmeni Sota ka bashkëpunim të vazhdueshëm. Bëhet fjalë vetëm për para të ligjshme, të Sotës. Shoferi i ish-ministrit ka pranuar që ka bërë një gabim shumë të madh që ka harruar patentat aty. Sota nuk ka patur dijeni për patentat që ndodheshin në makinën e tij. Madje ai ka shfaqur habi kur policia ka gjetur patentat në makinë. Ai ka njohje me ish-ministrin. Ka njohje edhe me shoferin e Tahirit, por kjo nuk do të thotë se ka lidhje me patentat që u gjetën aty. Do të ishte mirë që prokuroria të bëjë hetime objektive”, u shpreh avokati i biznesmenit Sota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy