
Sot shënohen 14 vjet nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, kur 4 protestues të opozitës së asaj kohe mbetën të vrarë në bulevardin e Tiranës.
SPAK ka rinisur hetimet për vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës.
Avokati Spartak Ngjela, në një komunikim për “MCN live”, bën përgjegjës shtetin për vrasjen e tyre dhe thotë se ka prova që e lidhin ish-kryeministrin Sali Berisha me ngjarjen tragjike.
Ngjela thotë se ka pamje që tregojnë se Berisha ishte i armatosur ditën e ngjarjes dhe i është hequr arma nga dora nga autoritetet.
21 janari është një gjendje e rëndë për Shqipërinë, funksion historik. janë vrarë nga shteti ata persona, sepse kishin dal në protestë. Gjithë çështja është që sipas të dhënave të mia, çështja penale e akuzën shkon deri të ish-kryeministri Berisha dhe aty ka ngelur.
Është urdhri i tij direkt e cila është e provuar, i kanë hequr armë nga dora, se donte të dilte edhe ai me armë.
Janë të gjitha të provuara, ata i prishën serverat, por ishin injorantët se nuk e dinin se ato depozitohen në Kaliforni, ata na i kanë thënë, kështu që ata e kanë dorë.
Janë apo s’janë këto të Kalifornisë, prova, këtë nuk mund ta them dot, njëherë për njëherë, se nuk është aq çështje e thjeshte, por deri tani ua kanë dhënë disa aspekte, por ajo ka qene gjendje e rendë dhe vetëm me çrregullim mendor i një kryeministri si Saliu, mund ta bënte atë gjë.
Ajo ishte një revoltë normale, unë kam qenë atje, i vranë mbasi ikën se kur ishin këtu, nuk ua mbante.
Avokati Ngjela shtoi se, pavarësisht pengesave, SPAK ka marrë provat dhe po vazhdon hetimet.
Ai theksoi se kjo çështje ka qenë e mbyllur më parë, por tani është rihapur dhe duhet të merret drejtësi për ata që humbën jetën.
Audion ua thashë, përgjimet kanë ardhur, Saliu del me automatik në dorë, ka dashur të shtijë, ja kanë hequr nga dorë. Do ti shikoni të tëra, ato i ka SPAK, se kam unë.
çështja është në SPAK, atë e drejtojnë forcat e larat ndërkombëtare, ata e paguajnë kështu që do shikojmë.
Pra, çështja është se duhet te presin se ata e kanë rihapur si çështje, ju e dini, se ishte mbyllur si çështje. Tani të shikojmë se kur janë provat, do të çojmë deri ne fund, por duhet të presim se hetimet janë sekret.
Por që ka filluar si çështje, ka filluar, dhe shumë mirë që ka filluar se janë vrarë 4 persona dhe familjarët nuk kanë gjetur akoma drejtësi.
Ai përmendi faktin se SPAK e ka marrë çështjen shumë seriozisht dhe është në rrugën e duhur për të sjellë drejtësi për viktimat e 21 janarit.



