Përmbytjet në Vlorë, disa zona vijojnë të jenë ende nën ujë

Përmbytjet në Vlorë, disa zona vijojnë të jenë ende nën ujë

Vlora vazhdon edhe këtë të shtunë të jetë në një situatë emergjente.

Shumë akse rrugore si zona pranë bibliotekës së qytetit, rruga e Çipajve, zona e Albano dhe Rominës janë nën ujë.

Përmbytje ka në shumë biznese, madje edhe në banesa.

Dëmet në to janë të konsiderueshme.

33 familje janë evakuuar tek konviktet e qytetit.

Në terren është prej ditës së djeshme ushtria, por edhe shtabi i emergjencave civile të cilët po ndihmojnë qytetarët dhe bizneset.

Shefi i emergjencave civile në prefekturën e qarkut të Vlorës, Robert Skëndo thonë se dëmet janë të konsiderueshme në biznese dhe banesa.

Shkak i përmbytjeve, sipas Skëndajt janë reshjet e shiut në intensitet të lartë si asnjëherë më parë.

Sistemi i kanalizimeve, i papërgatitur për të përballuar këtë sasi reshjesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy