Policia Rrugore e Elbasanit intesifikon kontrollet: Arrestohen 4 persona dhe vendosen 140 masa administrative në 24 orë

Policia Rrugore e Elbasanit intesifikon kontrollet: Arrestohen 4 persona dhe vendosen 140 masa administrative në 24 orë

Policia Rrugore e Elbasanit bënë me dije se në 24 orët e fundit janë arrestuar 4 persona, pezulluar 13 leje drejtimi dhe vendosur 140 masa administrative pasi janë konstatuar duke thyer rregullat e qarkullimit.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se të arrestuarit janë A. V., 59 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, A. S., 45 vjeç, banues në fshatin Grykësh, Peqin, M. T., 25 vjeç, banues në fshatin Mollas, Elbasan dhe F. H., 29 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.

Po si rezultat i kontrolleve janë pezulluar 13 leje drejtimi. Gjithashtu janë vendosur 140 masa administrative, nga këto:

• 9 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

• 30 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

• 101 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Këto kontrolle do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë në të gjitha akset rrugore të qarkut Elbasan, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy