480 mijë nxënës të sistemit parauniveristar ulen sërish në bankat e shkollës, 31 mijë për herë të parë

480 mijë nxënës të sistemit parauniveristar ulen sërish në bankat e shkollës, 31 mijë për herë të parë

Sot në mbarë vendin, në kushte të shtuara sigurie do të nisë viti i ri shkollor 2020-2021. Ndryshe nga sezonet e mëparshme, këtë vit 480 mijë nxënësve të sistemit parauniveristar do t'u duhet të zbatojnë protokollet e veçanta të Ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë që të shmangin infektimet masive.

Normaliteti paraqitet më i vështirë për 31 mijë nxënësit e klasave të para.

Në shkollat me mbi 1000 nxënës mësimi do të jetë i alternuar me 4 turne, në mënyrë që klasat të kenë një kapacitet të kufizuar nxënësish prej 20 personash për klasë.

Çdo ditë para nisjes së shkollës, çdo prind dhe fëmijë duhet të plotësojë një formular, ku deklaron se nuk është i prekur me COVID apo që nuk ka shenja të ngjashme me ato të virusit.

Fëmijët mbi 10 vjeç duhet të mbajnë maska në ambientet e shkollës, ndërsa nxënësit duhet të respektojnë distancën me njëri-tjetrin.

Fëmijëve nuk u lejohet që të dalin nga shkolla pa mbaruar mësimin, ndërsa për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e mësimit dhe respektimin e masave anti- COVID, çdo shkollë është e pajisur më një mësues koordinator.

Këtë vit do të aplikohet dhe mësimi në ambientet e jashtme, në shkollat që i kanë mundësitë.

Ndërkohë, këtë vit 94 shkolla në mbarë vendin nuk do të hapen, për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy