Përplasja e trenave/ Përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në Athinë

Përplasja e trenave/ Përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në Athinë

Përleshje të dhunshme shpërthyen këtë të diel midis policisë dhe demonstruesve përballë Parlamentit në Athinë gjatë një proteste nga qytetarët grekë pas përplasjes së trenave në të cilën mbetën të vdekur 57 njerëz të martën në mbrëmje.

Sipas raportimeve të mediave të huaja demonstruesit i vunë zjarrin kazanëve të plehrave dhe hodhën kokteje molotov. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës në qendër të kryeqytetit grek.

Brenda pak minutash, sheshi Sintagma përballë Parlamentit, u zbraz nga 12 mijë demonstrues, të cilët ishin mbledhur për të kërkuar llogari nga autoritetet greke pas përplasjes mes dy trenave që lëvizin në të njëjtën linjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy