Gjendet në Jerusalem një unazë floriri 2300-vjeçare

Gjendet në Jerusalem një unazë floriri 2300-vjeçare

Ajo shkëlqen pothuajse si e re, dhe është 2300-vjeçare, një unazë ari shumë e ruajtur u gjet gjatë gërmimeve në Jerusalem, e cila ndryshoi imazhin e përgjithshëm të qytetit në atë kohë.

Atë e gjeti një grua shtatzënë. Është e mundur që unaza të sjellë njohuri të reja për origjinën e Jeruzalemit. Ishte zbukuruar me një gur të çmuar të kuq dhe i përkiste ose një fëmije ose një vajze. E ka origjinën nga epoka helenistike, bëri të ditur shërbimi kompetent izraelit.

Drupal Ad

 

 

 

Një punëtore e gjeti unazën duke shoshitur dheun. Ajo është pjesë e një ekipi që punon në gërmimet arkeologjike të nisura bashkërisht nga Instituti i Izraelit për Antikitetet dhe Universiteti i Tel Avivit. Në kantierin “Qyteti i Davidit” po kryhen gërmime.

“Papritmas pashë diçka që shkëlqente”, tha punëtorja. “Menjëherë bërtita se e kisha gjetur unazën”. Ajo shtoi se i gjithë ekipi ishte i emocionuar.

Unazë nga Jeruzalemi rreth 2300 vjeçare

“Është një pjesë shumë emocionuese, nuk e gjen diçka të tillë çdo ditë”. Më pas ajo tha se në të vërtetë kishte dashur gjithmonë të gjente diçka prej ari. “Jam shumë e lumtur që ëndrra ime u realizua dhe që një javë para pushimit të lehonisë”.

Stili i unazës tregon epokën persiane dhe helenistike të hershme të fundit të shekullit të 4-të deri në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy