Ekskluzive/ SPAK sekuestron celularin e pronarit të “Klajdi Resort" në Golem. Hoteli u vizitua nga Elisa Spiropali gjatë fushatës 2025

Ekskluzive/ SPAK sekuestron celularin e pronarit të “Klajdi Resort" në Golem. Hoteli u vizitua nga Elisa Spiropali gjatë fushatës 2025

Mcn Tv mëson se me urdhër të SPAK-ut, oficerët e BKH-së kanë ushtruar sot kontrolle në ambientet e “Klajdi Resort”, i ndodhur në Golem të Kavajës. Kontrollet kryhen në kuadër të operacionit për goditjen e organizatës kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, e drejtuar nga Franc Çopja dhe vëllezërit Ervis dhe Ardian Çela. 

Po ashtu MCN Tv mëson se gjatë operacionit hetuesit e BKH-së kanë sekuestruar edhe telefonin celular të pronarit të resortit, Orman Kokoshi, si pjesë e provave materiale. 

Vetëm tre muaj më parë gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të promovonte hotelin në fjalë përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Elisa Spiropali ne Kladji Resort

Vizitë në Klajdi Resort & Spa, një investim familjar i Osmanit dhe Klajd Kokoshit që lulëzon me përkushtim, në një zonë ku kërkesa rritet gjithnjë e më shumë”, do të shkruante Spiropali në postim. 

Ndër të tjera ajo do ta konsideronte biznesin: “Një shembull frymëzues se si puna e ndershme dhe vizioni afatgjatë ndërtojnë më shumë se struktura; ndërtojnë besim, punësim dhe zhvillim për komunitetin”.

GJKKO, me kërkesë të SPAK, lëshoi në total 16 urdhër-arreste pas operacionit në qytetet Elbasan, Lushnje, Durrës, Tiranë. Masat e sigurisë janë zbatuar për 10 persona, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim.

14 prona janë vendosur në sekuestro, mes të cilave edhe  rezorti luksoz “Ajman Park”, ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, në Xhafzotaj të Durrësit.

 

Elisa Spiropali ne Klajdi Resort
Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy