Akuzat për korrupsion, gjykata i cakton Berishës avokatin Artan Simoni

Akuzat për korrupsion, gjykata i cakton Berishës avokatin Artan Simoni

Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar Artan Simonin për mbrojtjen ligjore të Sali Berishës në gjyqin që lidhet me privatizimin e klubit “Partizani”. Vendimi është marrë pas largimit të dy avokatëve të Berishës nga salla. Sipas njoftimit të GJKKO, në seancën e sotme janë paraqitur vetëm dy avokatët e zgjedhur me prokurë të posaçme, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj.

Ata i kanë parashtruar gjykatës dy kërkesa: vënien në dispozicion të kopjeve të akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj si dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës. 

Gjykata ka pranuar kërkesën e parë, por ka rrëzuar të dytën. Përfaqësuesit ligjorë të të akuzuarit av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj kanë vënë në dijeni trupën se për kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe janë larguar nga salla e gjykimit, duke deklaruar se nuk mund të realizojnë një mbrojtje efektive.

Gjykata ka caktuar avokatin Artan Simoni, për të mbrojtur Berishën në vijimin e procesit. Artan Simoni është anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy