Deputetja Mimoza Hafizi ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale për një koment të kryeministrit Rama lidhur me të mbrëmë gjatë emisionin “Studio e hapur” të Eni Vasilit. Duke iu referuar Hafizit, Rama tha mbrëmë se “tani të hajë përshesh në partinë e re të Blushit”.
Deputetja Hafizi shprehet se ky koment cenon jo vetëm atë por të gjithë ata që e dinë Ramën për kryeministër. Ajo shprehet se do t’ia kthejë përgjigjen nga foltorja e Parlamentit.
Statusi i Hafizit
Të gjithë ata që janë lënduar mbrëmë nga gjuha vulgare e kryeministrit ndaj meje, dua t'i siguroj se përgjigjen do ia kthej nesër, nga foltorja e Parlamentit.
Por jam e bindur se sjellja e këtij njeriu që nuk e di apo harron se është kryeministër, nuk më cënon vetëm mua, por edhe ty, ju, edhe të gjithë ata që ende e dinë dhe e marrin për kryeministër.



